Megjithëse me të gjitha gjasat tashmë të humbura për kualifikim tutje, Kosova do të kërkoj sot rezultat pozitiv ndaj Andorras, skuadër e cila renditet e fundit në grupin I.

“Dardanët” janë të parafundit me katër pikë dhe pas asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të këtij grupi.

Para ndeshjes, në një konferencë për media, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha e ka cilësuar Andorran si rival shumë të vështirë dhe me mbrojtje shumë të ngjeshur.

“Unë me ekipet që i kam udhëhequr gjatë karrierës time si trajner kam luajtur disa herë ndaj Andorrës. Ato kanë qenë ndeshje shumë të vështira, kjo për shkak të mentalitetit të fortë të futbollistëve të tyre dhe kjo mund të na i komplikojë gjërat”, tha Gliha.

“Por, duhet të shohim se si do të shkojë takimi dhe jemi të gatshëm”, shtoi ai.

Në konferencë u paraqit edhe sulmuesi Albion Rrahmani.

Ai tha se fitorja do t’u ndihmonte atyre t’iu rikthehen rezultateve pozitive.

Kosova gjendet në vendin e parafundit të grupit I me katër pikë.

“Dardanët” ende nuk kanë arritur të fitojnë në këto kualifikime për evropian.

Në gjashtë ndeshje, “verdhë kaltrit” i kanë katër barazime dhe dy humbje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin në stadiumin nacional.