Futbollistët e Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e dytë nën urdhrat e selektorit Primozh Gliha. Në fakt, kjo ishte stërvitja e parë intensive para ndeshjes me Andorrën, pasi të hënën Gliha ka mbajtur një stërvitje më shumë rigjeneruese.

Në stërvitjen e së martës, të mbajtur po ashtu në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, me përjashtim të Mërgim Vojvodës e Edon Zhegrovës. Vojvoda ende nuk i është bashkuar ekipit në grumbullim pasi është ftuar pas mungesave të shumta të “Dardanëve” që do t’i kenë për duelin me Andorrën, raporton KOHA.