Everton po përballet me dënim prej 12 pikësh pasi Premier League rekomandoi një dënim rekord për thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar (FFP).
“Toffees”, të cilët e kanë shmangur për pak rënien në dy sezonet e fundit, thuhet se kanë shkelur rregullat financiare të Premier League.
Besohet se divizioni kryesor i futbollit anglez dëshiron që ata të përballen me një dënim të rëndë, duke dhënë një shembull të fortë të gjitha ekipeve tjera.
Nëse shpallet fajtor, dënimi maksimal me të cilin do të përballet Evertoni është një zbritje e madhe prej 12 pikësh. Bazuar në tabelën aktuale, kjo do t’i lërë ata në fund në -5 pikë.
Ky do të ishte njëherit dënimi më i madh në historinë e Premier League. Portsmouthit iu hoqën nëntë pikë në vitin 2010, ndërsa Middlesbrough iu zbritën 3 pikë për shtyrjen e një loje në një njoftim të shkurtër për mungesën e lojtarëve të mjaftueshëm për të luajtur në 1997. Të dyja skuadrat ranë në kategorinë e dytë.



























