Legjenda e futbollit botëror, Ronaldo Nazario, ka folur për cermoninë e Topit të Artë, i cili sipas tij duhet të shkojë te Lionel Messi, transmeton VAR Kosova.

Legjenda e Brazilit i tha këto fjalë në prag të ceremonisë së Topit të Artë për vitin 2023, duke thënë se Messi e meriton për shkak të asaj se çfarë bëri në Kupën e Botës, ku udhëhoqi Argjentinën drejt titullit kampion për herë të tretë në histori.

“Topi i Artë duhet t’i shkojë atij [Lionel Messi], pa dyshim. Ajo që bëri Messi në Kupën e Botës ishte e veçantë. Më kujtoi kohën e Peles dhe Maradonës.”