Manchester Unitedi e ka hedhur poshtë lajmin që po duan ta zëvendësojnë trajnerin Erik ten Hag.

The Times raportoi që trajneri holandez është në prag të shkarkimit për shkak të rezultateve të dobëta.

“Manchester Unitedi mohon idenë apo kontaktet për ta zëvendësuar Erik ten Hagun me trajner të ri”, ka thënë Romano.

“Burimet e klubit garantojnë që lajmet për menaxherin e ri janë ‘kategorikisht të rreme’”.