Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i zhgënjyer me humbjen e skuadrës së tij nga Atletico Madridi duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit me rezuktat 4-2.
Ky eliminim nënkupton që Loc Blancos nuk mund ta fitojnë tripletën në këtë edicion.
Trajneri konsideroi se ekipi i tij luajti shumë mirë, luftoi deri në fund, barazoi dy herë, një traversë, një gol të anuluar.
“Ne humbëm duke rrezikuar me një lojë të panevojshme, duke marrë rreziqe , humbëm dy topa të cilat na ndëshkuan. Një humbje e tillë normalisht se është e vështirë.”, tha fillimisht Ancelotti.
“Ndonjëherë, kur e keni lojën nën kontroll, nuk keni nevojë ta detyroni lojën. Kemi lojtarë të rinj me cilësi të jashtëzakonshme, që përpiqen. Ka momente në lojëra kur nuk është e nevojshme ta detyrosh lojën”.
Italiani shtoi se ndeshja mund të kontrollohej pak më mirë tek rezultati i barabartë, por theksoi se “mungoi kontrolli dhe nuk duhej të rrezikohej”.
Lidhur me gjendjen fizike të Camavinga, ai tha se “ai ishte i lodhur, mbërritëm të dielën në mbrëmje dhe ishte një lojë shumë kërkuese”.





























