Arbër Zeneli nuk do të jetë më pjesë e klubit turk Adana Demirspor.

“Sporx” shkruan të enjten se Zeneli e ka shkëputur kontratën me Adanan.

28-vjeçari në shtator u transferua në Turqi, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Por nuk e gjeti veten. Pati 13 paraqitje në total për Adanan në këtë gjysmësezon, kryesisht nga banka rezervë.

Zeneli në të kaluarën ka luajtur për Reimsin, Heerenveenin e Elfsborgun.