Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreshevic, ka nënshkruar zyrtarisht me klubin japonez, Machida.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit që bën gara në elitën japoneze, ku i urohet mirëseardhje reprezentuesi kosovar, por pa dhënë detaje rreth kostos së transferimit apo kohëzgjatjes së kontratës.

“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresheviq t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftimin e klubit japonez, që sivjet u inkuadrua në kampionatin kryesor të Japonisë në futboll.