Ardian Ismajli ka vendosur të mbetet te Empoli, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka mundur të largohet këtë afat kalimtar të janarit nga Empoli, por e ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme.

Ka qenë skuadra ruse Lokomotiva e Moskës që ka bërë ofertë për transferimin e Ismajlit, por ky i fundit nuk ka pranuar transferimin në Rusi.

Gazetari italian Nico Schira ka raportuar se oferta e rusëve ishte shumë e mirë, por Ismajli ka vendosur të qëndroj te Empoli dhe ta ndihmoj këtë skuadër për të mbetur pjesë e Serie A.

Sipas gazetarit italian oferta nga Lokomotiva e Moskës ka qenë shumë e mirë financiarisht për lojtarin, megjithatë palët mund të bisedojnë vetëm në verë.