Programi sportiv ‘Libre y Directo’ ka zbuluar pagën që Adnan Januzaj merr në Sevilla.

Shifrat kanë ngjallur revoltë te tifozët e Sevillas, shkruan të mërkurën “elmira.es”. Januzaj paguhet nga Sevilla 2.7 milionë euro neto në vit.

“Kjo do të thotë se Sevillas i kushton 5.4 milionë euro bruto në edicion”.

Edhe pse Adnan Januzaj iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, vlerësohet se është lojtari më i dështuar i afruar në klubin spanjoll. Ai me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Paratë që merr belgu kanë ngjallur shqetësim te tifozët e Sevillas, të cilët duan largimin e tij nga skuadra. Edhe Sevilla po shikon të gjejë një rrugëdalje për Adnan Januzajn. Në klub janë duke parë mundësitë për ta larguar mesfushorin belg, i cili nuk ka dhënë asgjë për klubin”.