Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita e ka mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Juan Mesa në minutën e 62’.

Fitore sot regjistroi edhe Malisheva, e cila e mposhti si mysafire Prishtinën me shifrat 2:0.

Kjo ishte fitorja e dytë e këtij sezoni e Malishevës kundër Prishtinës, e cila po shihet të jetë “mace e zezë” për kryeqytetasit.  

Golat te Malisheva i shënuan Altin Aliu (minuta e 33’) dhe Drilon Hazrollaj (minuta e 88’).

Fitorja e Dritës sot ishte lajm i mirë për Llapin, i cili tani është vetëm katër pikë larg Ballkanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Drita 1:0 Ballkani

Feronikeli ’74 0:0 Gjilani

Prishtina 0:2 Malisheva