Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e portierit kosovar, Diant Ramaj. Kështu kanë shkruar të martën mediume të ndryshme evropiane.

Ramaj shihet si zëvendësues i Aaron Ramsdaleit, i cili do të largohet pasi ka humbur vendin startues në ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta.

Arsenali është gati t’i shpenzojë 12 milionë euro për transferimin e portierit të Ajaxit.