Fundi i sezonit do të sjellë ndryshime pankinash te disa klube të mëdha të futbollit europian. Si Liverpool,, Barcelona, Milan apo Man United. “Djajtë e Kuq” kanë investuar shumë gjatë viteve të fundit, por skuadra nuk po arrin të rikthehet në ditët e lavdishme.
Erik ten Hag përballet prej kohësh me kritikat të shumta dhe mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, mund të sjellë shkarkimin e tij. Dhe një nga emrat që pëlqehet shumë në “Old Traford” është Zinedine Zidane. Për të cilin përflitet edhe Bajern Munihu. Zizou qëndron pushim prej tri vitesh.
51-vjeçari francez drejtoi në dy periudha të ndryshme Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi 3 herë Ligën e Kampionëve si trajner. Ndërkohë, Zidane ka lënë të hapur mundësinë e trajnimit në Serie A, kampionët ku kaloi 5 vite fantastike me Juventusin si futbollist (1996-2001).




























