Në barazim 1-1 përfundoi ndeshja mes të Napolit dhe Barcelonës, në fazën 1/16 të Champions League.
Të parët në epërsi në “Diego Armando Maradona” kaluan mysafirët me golin e Robert Lewandowskit.
Për këtë, mbrojtësi i njohur italian, Fabio Cannavaro, e fajësoi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani për golin e pësuar.
Cannavaro tha se “mbrojtësit nuk duhet ta lëjnë topin të futet në mes të këmbëve”.
“Nëse mbrojtësit i futet topi mes këmbëve, ashtu siç ndodhi me Rrahmanin dhe Di Lorenzon, ju e vrisni portierin tuaj”, tha ai.
“Rregulli numër një i mbrojtësve është që nuk duhet lejuar që topi të kaloj në mesin e këmbëve. Puna juaj është që ta ndaloni topin”, u shpreh Cannavaro pas ndeshjes.
Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet më 12 mars në stadiumin “Luis Companys”.




























