Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Rapid Bukureshtit. Aksionari i Rapidit, Victor Angelescu ka thënë se interesimi për Rrahmanin është shumë i madh.

“Ka interesim për disa lojtarë, jo vetëm për Rrahmanin. Por do të shohim. Për momentin nuk jemi duke zhvilluar bisedime të avancuara me askënd, sepse afati kalimtar ka përfunduar. Por në shumicën e ndeshjeve kemi skautë që vijnë për të parë lojtarët tanë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë. Për momentin të gjithë lojtarët janë të fokusuar te objektivat e klubit he ne po luftojmë për titull”, ka thënë Angelescu për “sptfm.ro”.

23-vjeçari te Rapidi u transferua në gusht të vitit të kaluar nga Ballkani. Ai për skuadrën elitare të Rumanisë ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me dy asistime.