Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka rënë për dy pozita në FIBA. Në ranglistën e re që ka publikuar FIBA të premten, Dardanët renditen në vendin e 79-të nga pozita e 77-të, në të cilën ishin më parë.
Kosova luajti dy ndeshje gjatë muajit shkurt, të parën e fitoi në Prishtinë ndaj Irlandës, ndërsa në tjetrën pësoi humbje në udhëtim te Azerbajxhani.
Ndërkohë, në vendin e parë në renditje vazhdon të mbetet SHBA-ja, teksa në pozitën e dytë Spanja dhe në të tretën Gjermania.