Muhamet Hyseni dhe Drilon Hazrollaj kanë rritje të madhe të vlerës së tyre në treg, duke barazuar Lumbardh Dellovën.

Sipas Transfermarkt, të tre lojtarët tani vlejnë 600 mijë euro, duke arritur rritje të çmimit.

Muhamet Hyseni ka rritur vlerën për 250 mijë euro, kurse Hazrollajt për 200 mijë euro nga vlerësimi paraprak.

Lindon Emërllahu ka vlerë të njëjtë, prej 550 mijë euro.

Pas tyre rritje të vlerës kanë pasur edhe Ilir Krasniqi (550 mijë euro) dhe Nazmi Gripshi (500 mijë euro), duke rritur vlerën për 50 mijë euro.

Rritja e Hysenit dhe Hazrollajt ka ardhur pas të dy po shkëlqejnë në këtë edicion të Superligës së Kosovës, njëri me Llapin e tjetri me Malishevën.

Hazrollaj ishte ftuar nga Kosova për ndeshjet e fundit, por nuk ka debutuar, ndërsa Hyseni kishte luajtur në ndeshjet e qershorit dhe kishte shënuar edhe gola ndaj Zvicrës.