Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka vëmendje të madhe në Superligën e Rumanisë.

Të gjithë krenohen me sulmuesin kosovar, i cili ka statistika fantastike me ekipin e Rapid Bucurestit, shkruan Indeksonline

Faqja zyrtare e ligës rumune e ka publikuar futbollistin “Dardan” dhe në përshkrim e ka shkruar “Lewa” – nofkën që e mori sa ishte pjesë e Malishevës në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Gjatë këtij sezoni në Rumani, Rrahmani ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë pesë asiste.

Ai luajti pak në dy miqësoret e muajit mars me Kombëtaren e Kosovës, pasi Franco Foda nuk i besoi lojtarit të Rapidit.