Këtë verë do të luhet Kampionati Evropian në Gjermani ku spektakli është i garantuar.

Sipas superkompjuterit të OCB Scores, Anglia është favoritja për të fituar Euro 2024. “Tre Luanëve” u është dhënë një shans 34.4 për qind për ta fituar trofeun.

Duke përdorur të dhëna historike, shanse dhe modele të parashikuara, si dhe faktorë të tillë si performanca në turneun e mëparshëm, Anglia është menduar të fitojë një turne të parë që nga viti 1966.

Franca është favoritja e dytë, pasi i është dhënë një shans 28.3 për qind për të fituar Evropianin. Ndërkohë, Gjermania organizatore ka një shans 13.5 për qind.

Italia kampione në fuqi ka vetëm 0.8 për qind shanse për të mbrojtur titullin, ndërsa Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia janë gjithashtu ndër favoritët.

“Superkompjuteri ka bërë 1000 simulime për të llogaritur rezultate anormale dhe për të siguruar saktësi, kështu që njerëzit e Gareth Southgate mund të hyjnë me besim në turne si favorit.