Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka dhënë një intervistë për mediat ruse, duke thënë se përkundër faktit që ka lindur në Athinë, e ndjen vetën patriot shqiptar.
“Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”




























