Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Real Madrid, aty ku City u eliminua nga spanjollët në Champions League.

“Unë përgëzoj Real Madrid për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund, ata bënë një ndeshje shumë të mirë dhe ne nuk ia arritëm qëllimit në detajet e fundit.

Mendoj se tre ndeshjet kundër Real Madrid që luajtëm, e kemi bërë shumë mirë. Në “Bernabeu” nuk luajtëm njësoj.
Ne provuam gjithçka, nuk jam penduar. Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të krijojmë më shumë dhe të pranojmë më pak në çdo ndeshje, sepse kjo të ndihmon të fitosh. Ne bëmë gjithçka, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ndërsa ata bën mirë në mbrojtje dhe në kundërsulme, por dihet që Reali ka një nivel të lartë dhe cilësi të mahnitshme.

Skuadra jonë luajti një ndeshje të mrekullueshme në çdo aspekt, por për fat të keq nuk fituam”, tha Guardiola.