Emocionet e ligës më të madhe evropiane, Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e para kthyese të çerekfinaleve.

Elita e futbollit evropian, tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’, dhe se çdo sfidë parashikohet të sjellë duele dramatike.

Barcelona-PSG, është ndeshja kryesore e natës së sotme, ndeshje kjo që luhet në ‘Camp Nou’.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar një javë më parë në ‘Parkun e Princave’, ishte mbyllur me fitoren e katalonasve prej 2-3, derisa duel i zjarrtë parashikohet të luhet edhe në sfidën kthyese.

Borussia Dortmund-Atletico Madrid, është një tjetër ndeshje e madh që pritet të luhet sonte në ndeshjen kthyese të këtij rrethi të garave.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e madrilenëve prej 2-1, megjithatë, ‘milionerët’ e Gjermanisë më të gjitha forcat do të provojnë që të përmbysin rezultatin e lojës së parë për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj garë.

Megjithatë, misioni i Dortmundit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që të besuarit e Diego Simeones asnjëherë nuk dorëzohen lehtë dhe nga toka gjermane synojnë kalimin në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.