Ndeshje çerekfinale të enjten do të ketë edhe në Ligën e Konferencës. Aston Villa e pret Lillen e Edon Zhegrovës në njërën prej ndeshjeve kryesore.

Villa udhëhiqet nga Unai Emery, i cili njihet shumë mirë për triumf në Ligën e Evropës. Këtë e arriti në katër raste, tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin. Një herë arriti në finale me Arsenalin.

Ndeshja Aston Villa – Lille zhvillohet prej orës 21:00.

Formacionet e mundshme:

Aston Villa: Martinez; Konsa, Carlos, Torres, Moreno; Bailey, Luiz, McGinn, Rogers; Diaby and Watkins.

Lille: Chevalier; Santos, Diakite, Yoro, Ismaily; Andre, Bentaleb; Zhegrova, Cabella, Haraldsson; David.

Olympiacosi luan në shtëpi kundër Fenerbahçes, nga ora 18:45. Fiorentina luan në udhëtim te Viktoria Plzeni, po ashtu nga ora 18:45.

Në terminin prej orës 21:00, Club Brugge takohet me PAOK-un.