SKY Sport Gjermania ka konfirmuar se portieri i Ajaxit me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj, është në listën e transferimeve të PSG-së, me klubin francez që ka përcjellur me skaut disa herë 22 vjeçarin e lindur në Stuttgart, transmeton VAR Kosova.
Aktualisht nuk janë zhvilluar ende bisedime direkete me lojtarin, por PSG është duke kërkuar një portier me aftësitë e Ramajt.
Ajaxi, klubin në të cilin luan Ramaj tani është i vendosur ta mbajë atë në klub me kontratën që i skadon në vitin 2028.
Vlera aktuale e Ramajt është mbi 25 milionë euro.



























