Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka zgjedhur Prishtinën si vendin e parë të preferuar për të kaluar pushimet.

Xhaka i është përgjigjur disa pyetjeve nga faqja zyrtare e Bundesligës, ku ndër pyetjet ishin edhe vendet e preferuara ku ka kaluar pushimet futbollisti shqiptar.

Fillimisht zgjodhi Prishtinën, më pas përmendi Turqinë dhe Meksikën.

31-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme me Leverkusen. Xhaka së fundmi u kualifikua në finale të Ligës së Evropës teksa gjendet edhe në finale të Kupës së Gjermanisë.