Mesfushori kroat, Luka Modric koleksionoi trofeun e 25-të me madrilenët duke barazuar brazilianin Marcelon dhe Benzeman, teksa nëse triumfon në Champions League atëherë do ti parakalonte ata.
Real Madrid festoi këtë fundjavë titullin kampion në La Liga, të 36-in në histori, duke barazuar Juventusin sa i përket kampionateve më elitare të kontinentit të vjetër.
Një sukses shumë i veçantë për “Los Blancos”, por gjithashtu edhe për shumë lojtarë, veçanërisht për Luka Modric, i cili ka mundësi të bëhet lojtari më i dekoruar në histori të klubit.



























