Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj PSG-së me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë një natë më herët, Bayern Munich barazoi 2-2 me Real Madridin.
Këto rezultate kanë mjaftuar që kampionati gjerman, Bundesliga, në sezonin e ardhshëm të çoi pesë klube në Ligën e Kampionëve.
Bundesliga kështu i bashkohet Serie A, që në sezonin e ardhshëm, që do të jetë i pari në formatin e ri, do të kenë nga pesë klube përfaqëseuse.



























