Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, në kurriz të Andriy Lunin. Portieri belg nuk ka luajtur ende këtë vit pas lëndimeve të njëpasnjëshme të ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut, por ishte në stol të martën mbrëma.

Carlo Ancelotti vuri në dukje se Courtois ‘mund të luajë kundër Cadiz’ këtë fundjavë, dhe kjo do të ishte testi i tij i vetëm para ndeshjes me Bayern Munich.

Portieri gjigant është rikthyer në formë të shkëlqyer dhe është opsioni që Ancelotti ka peshuar prej disa javësh.

Lunin ka arritur një numër pritjesh vendimtare këtë sezon, siç ishte ajo ndaj Bernardo Silva në gjuajtjen e penalltisë kundër Manchester Cityt, por dyshimet mbi vendimmarrjen e tij dhe dobësia e tij nga goditjet standarde kanë qenë të dukshme javët e fundit.

Ukrainasi u vu në shënjestër nga City dhe Barcelona nga këndoret, dhe pati kritika ndaj tij për goditjen e lirë të Silvës në Bernabeu dhe goditjen e Leroy Sane në Allianz Arena.

Do të ishte një vendim i madh nga Ancelotti, i cili tashmë është parë si tepër i ashpër ndaj Lunin në zhveshtore para këtij sezoni.