Pep Guardiola ka deklaruar me vendosmëri se nuk ka synime të rikthehet te Barcelona.

Në një intervistë të fundit, ai u pyet nëse dera ishte e mbyllur që ai të kthehej për të menaxhuar përsëri klubin e tij të fëmijërisë.

Për këtë, Guardiola u përgjigj: “Po, dera e mbyllur”, për të treguar se ai nuk do të kthehet në Barcelonë pas largimit nga Manchester City që pritet të ndodhë në vitin 2025.