Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani.

Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik kryesisht, ndërkohë që pati edhe punë në palestër.

Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë.