UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë që do të jenë të pranishëm për ndeshjen kundër Italisë të shtunën në Dortmund për Euro 2024, në atë që pritet të jetë grupimi më i madh i një tifozërie duke përjashtuar nikoqiren Gjermaninë, raporton “ESPN” të enjten.
Edhe pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Dortmundit, ka kapacitet për mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë kapacitet të reduktuar prej 62 mijë vendesh gjatë Euro 2024.
Sipas “ESPN”, biletat neutrale janë blerë pothuajse të gjitha nga shqiptarët.



























