Rapidi i Bukureshtit tashmë ia ka caktuar çmimin sulmuesit nga Kosova, Albion Rrahmanit.
Për ta marrë atë klubet e tjera, duhet që në tavolinë t’i vendosin hiç më pak se 5 milionë euro.
Kështu ka deklaruar presidenti i klubit, Viorel Moldovan.
Sipas tij, nën këtë shumë nuk do të pranohet asnjë ofertë.
“Futbolli është biznes, normal që duam t’i shfrytëzojmë këta lojtarë në parametrat sa më fitimprurës për klubin. Rrahmani është lojtari i Rapidit, ne duam që ai të vazhdojë me ne dhe të na ndihmojë të përmbushim objektivat. Ai është i përqendruar te Rapid, kemi pasur diskutime me të. Nëse shfaqet diçka që të kënaqë kërkesat e klubit. Ai nuk mund të largohet për më pak se pesë milionë, shuma minimale do të ishte më shumë se pesë milionë”, deklaroi ai për mediat rumune.
24 vjeçari pati një sezon fantastike në ligën rumune.
Ai po ashtu ishte protagonist në barazimin kundër Cluj 2:2, në javën e dytë të sezonit të ri të Superligës.
Sipas faqes Transfermarkt, Albion Rrahmani, vlerësohet 3.5 milionë euro.





























