Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Chicago Fire pas më shumë se dy viteve qëndrim në MLS.
Ish-skuadra e tij, Baseli po bën presion për rikthimin e Shaqirit në Superligën e Zvicrës.
32-vjeçari megjithatë ende nuk dihet nëse do ta marrë këtë vendim, pasi ai ka kontratë me Chicago Fire deri në dhjetor të këtij viti dhe paga e tij është jashtëzakonisht e lartë dhe është problem të përballohet nga Baseli.
Drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki ka folur për Blick rreth mundësisë së rikthimit të Shaqirit në St Jacob Park.
“Sigurisht, me të kaluarën e tij, Shaq është një lojtar shumë interesant për FCB. Por duhet të jetë e drejtë për të gjitha palët”.
“Mendoj se nëse të dyja palët duan me të vërtetë kalimin në FCB, atëherë ne do të gjenim një mënyrë për ta bërë të mundur këtë transferim”, deklaroi Stucki.