Portieri zviceran, Yann Sommer është pensionuar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës pas 12 viteve qëndrim te Helvetikët.
Anëtari i skuadrës italiane Inter i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren në moshën 35 vjeçare, ku ka 10 vite që është portieri i parë.
35-vjeçari ka debutuar me helvetikët në vitin 2012, derisa deri më tani ka zhvilluar 94 ndeshje.
Sommer do të mbahet në mend si portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Zvicrës.




























