Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë nikoqir i Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Kuq e Zinjtë” janë duke “luftuar” për t’u ngritur në ligën A, mirëpo kanë nevojë për dy fitore në dy ndeshjet e nëntorit.
Shqipëria tani ka marrë edhe një lajm fantastik para përballjes së vështirë me Çekinë, ngase stadiumi në Tiranë do të jetë i stërmbushur.
FSHF-ja me anë të një komunikate zyrtare ka njoftuar tifozët se të gjitha biletat për derbin ndaj çekëve tashmë janë shitur.
“Të shitura. Të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve janë shitur. Faleminderit tifozë!”, thuhet ndër të tjera.
Përndryshe, Shqipëria në grupin 1 të Ligës B së Ligës të Kombeve ka gjashtë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Gjeorgjia dhe një më pak se lideri aktual Çekia. Ukraina ndodhet në fund me katër sosh.




























