Siç raporton Top Channel, prindërit e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, kanë vdekur në një aksident trafiku në Greqi.
Sipas burimeve të televizionit shqiptar, ngjarja ka ndodhur në rrugën Veria-Selanik, në rrugën Egnatia.
Prindërit e Alban Bushit ishin me një veturë me targa shqiptare, teksa u aksidentuan nga një fugon me targa greke.
Vetura drejtohej nga Ali Bushi, që është babai i trajnerit. 75-vjeçari dhe Bukurije Bushi 71-vjeçare nuk i mbijetuan plagëve, duke mbetur të vdekur.
I lënduar ka mbetur autori që shkaktoi aksidentin, i cili është arrestuar nga policia.
Ky është një lajm tragjik për Alban Bushin, trajnerin e shpresave të Shqipërisë, që ka shënuar 14 gola për kuqezinjtë. Ai është në krye të U21 që nga viti 2016, duke udhëhequr skuadrën në 58 takime deri më tani.




























