Klubi i Futbollit Rilindja 1974 mirëpret sot me entuziazëm trajnerin e ri, z. Faruk Statovci. Ky emërim përbën një hap të rëndësishëm për klubin, i cili synon të forcojë pozitën e tij në ligë dhe të sjellë një frymë të re në ekip.

Z. Statovci vjen me një eksperiencë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner, ai ka dëshmuar aftësitë e tij në ndërtimin e ekipeve të forta dhe strategjive inovative që çojnë drejt sukseseve të mëdha.

Në fjalën e tij të parë si trajner i KF Rlindja 1974, z. Statovci u shpreh se është shumë i motivuar dhe i gatshëm të punojë ngushtë me lojtarët dhe stafin teknik për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për t’u dhënë tifozëve momente krenarie. Ai premtoi që do të angazhohet maksimalisht për të përmbushur pritshmëritë e klubit dhe tifozëve.

Klubi është i bindur se me përvojën dhe vizionin e z. Statovci, KF Rlindja 1974 do të bëjë hapa përpara drejt arritjes së objektivave të saj afatgjata, thuhet në postimin e Klubit te Futbollit Rilindja 1974 në Facebook.