Ish kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka marrë licensën e trajnerit.

Rashkaj ka njoftuar para pak çasteve se ai është pajisur me licensën A të trajnerit nga UEFA.

Kujtojmë se Rashkaj është pensionuar nga futbolli aktiv, teksa tani synon të bëhet trajner i futbollit. Ai së fundmi u aktivizua si trajner në HBK, tek grumposhat e reja. /GazetaBlic Sport/