Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka kthyer shkëlqimin. Pas dy humbjeve rresht, kuqezinjtë të hënën mbrëma shkëlqyen në Tbilisi.
Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Gjeorgjisë, për t’iu revanshuar asaj për humbjen që ia shkaktoi më 10 shtator në Tiranë.
Sfida u vendos në minutën e 48-të. Të përzgjedhurit e Sylvinhos bënë aksion model.
Pas një topi të gjatë të Mario Mitajt, Nedim Bajrami fitoi duel në afërsi të zonës gjeorgjiane. Pasoi në zonë për Indrit Tucin, që ktheu topin te Kristjan Asllani që shënoi gol të bukur me goditje nga distanca.
Shqipëria ka pasur raste të mira edhe pas golit për 1:0. Nedim Bajrami gjuajti fare pranë portës, ndërsa Mirlind Daku nuk ishte i saktë me një goditje me kokë.
Ashtu si pritej, Gjeorgjia rriti presionin në minutat e fundit. Por mbrojtja kuqezi ishte kompakte dhe ruajti epërsinë prej 1:0.
Shqipëria tani i ka gjashtë pikë, sa edhe Gjeorgjia e Çekia. Ukraina mbetet me tri pikë. Prej orës 20:45 takohen Ukraina e Çekia.
Ka përfunduar koha e rregullt, Shqipëria në mbrojtje pas shumë sulmeve nga Gjeorgjia
5 minuta kohë shtesë për ekipën kombëtare që t’i kthehet shpresa për renditje të mirë në tabelë.
Presion mbi Shqipërinë
Ekipi vendas gjeorgjez është duke poseduar topin më shumë se Shqipëria. Mirëpo, mbrojtja shqipëtare po mbahet mirë pa pranuar gol dhe po tentojnë që me anë të kundersulmeve të shënojnë prapë në portën kundërshtare.
Kemi hyrë në 10 minutëshin e fundit të kohës së rregullt.
Tjetër rast i artë për kuqezinjtë
Nedim Bajrami ka lëshuar rast të artë për Shqipërinë ndaj Gjeoprgjisë. Në minutën e 57-të, Bajrami gjuajti fare pranë portës.
Rezultati mbetet 1:0 për Shqipërinë.
Shënon Shqipëria

Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Gjeorgjisë.
Kristjan Asllani shënoi supergol në minutën e 48-të.
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.
Gjeorgjianët kanë pasur iniciativën dhe kanë rrezikuar më shpesh. Por rastet e saj i kishte edhe Shqipëria. Indrit Tuci i është afruar më së shumti golit.
Shqipëria i kishte pesë raste për gol sa edhe Gjeorgjia. Goditje të sakta, kuqezinjtë i kishin tri e gjeorgjianët dy.
Fishkëllehet himni shqiptar në Gjeorgji
Fishkëllimat nuk janë ndalur derisa është intonuar himni shqiptar para ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.

Në stadiumin në Tbilisi janë edhe pak tifozë të Shqipërisë.
Tuci starton, Daku në stol
Mirlind Daku nuk ka bindur Sylvinhon në ndeshjen ndaj Çekisë. Dhe ai ka mbetur në stol për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që fillon në ora 18:00.
Indrit Tuci do të paraqitet në sulm.
Ivan Balliu paraqitet në vend të Elseid Hysajt, ndërsa Arlind Ajeti në vend të Marash Kumbullës. Pjesa tjetër e ekipit ka mbetur e njëjtë.




























