Rubin Kazani e ka fituar të mërkurën mbrëma ndeshjen e raundit të gjashtë dhe të fundit të fazës grupore në Kupën e Rusisë. 

Rubin Kazani fitoi 1:0 ndaj Akron Togliattit me golin e Dardan Shabanhaxhajt dhe avancoi në playoff, ku do të luajë me CSKA-në e Moskës. 

Shabanhaxhaj realizoi gol të bukur në minutën e tetë, ndërsa e kompletoi ndeshjen. 

Ishte goli i dytë i Shabanhaxhajt deri tani në turneun e Kupës.

Mirlind Daku nuk ishte fare në formacion. 

Rubin Kazani e përfundoi fazën grupore në vendin e dytë me nëntë pikë, kurse Zeniti i pari e mbylli fazën e grupeve me 16 pikë.