Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te ekipi famëkeq serb Crvena Zvezda.
Katalunasit po vazhdojnë shkëlqimin nën urdhrat e Hansi Flick, ndërsa triumfuan me rezultat 2:5.
Inigo Martinez realizoi pas harkimit të Raphinhas për t’i dhënë epërsinë Barcelonës (13’).
Vendasit u kundërpërgjigjen përmes Silas që shënoi një gol të bukur (27’).
Sidoqoftë, Robert Leëandoëski u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës pas një tjetër asistimi të Raphinhas (43’).
Polaku pastaj e realizoi edhe golin e tretë (53’), kurse dy minuta më vonë Raphinha shënoi nga distanca për ta dërguar rezultatin në 1:4 (55’).
Fitoren e thellë të Barcelonës më pas e vulosi Fermin Lopez pas asistimit të Koundes (76’). Për francezin, ishte asistimi i tretë në këtë përballje.
Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Zvezda qëndron në vendin e parafundit pa pikë.