Barcelona ka zbuluar formacionin e saj për ndeshjen kundër Espanyol në kuadër të La Liga-s. Në vijën e sulmit, Lewandowski mbështetet nga Raphinha dhe Lamine Yamal, ndërsa mesfusha përbëhet nga Dani Olmo, Marc Casadó dhe Pedri. Mbrojtja e Barcelonës përfshin Baldé, Martínez, Cubarsí dhe Fort, me portierin Iñaki Peña në portë.
Nga ana tjetër, Espanyol ka nisur me Joan García si portier, mbrojtje të përbërë nga Tejero, El Hilali, Kumbulla, Cabrera dhe Romero. Mesfusha përbëhet nga Král dhe Aguado, ndërsa në sulm janë vendosur Bauza, Jofre dhe Puado.
Të dyja skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje të zjarrtë.





























