Manchester United dhe Chelsea kanë shpallur formacionet e tyre për përballjen në Premier League. United ka vendosur Onana në portë dhe një mbrojtje të përbërë nga Dalot, De Ligt, Martínez dhe Mazraoui. Mesfusha drejtohet nga Ugarte dhe Casemiro, ndërsa në fazën ofensive janë Garnacho, Bruno Fernandes dhe Rashford, me Højlund në sulm.
Chelsea ka vendosur Sánchez në portë dhe një mbrojtje të fortë me Gusto, Fofana, Colwill dhe James. Mesfusha përfshin Lavia dhe Caicedo, ndërsa sulmi mbështetet nga Neto, Palmer dhe Madueke, me Jackson si sulmues i vetëm.
Të dyja skuadrat kërkojnë të sigurojnë pikë të rëndësishme në këtë përballje.




























