Është mësuar data se kur do të rikthehet irlandezi Conor McGregor në UFC.

Në një konferencë për shtyp pas “UFC 309”, presidenti Dana White konfirmoi rikthimin e irlandezit në fund të vitit të ardhshëm.

Irlandezi ka qenë i lënduar ku theu kyçin e këmbës, me rikthimin e tij që vazhdoi të shtyhet.

Këtë vit, ishte planifikuar të përballej me Michael Chandler në UFC 303, përpara se një dëmtim tjetër t’a largonte atë përsëri nga kafazi.

Ndeshja e tij e fundit ishte në qershor të vitit 2021, ku luftoi ndaj Dustin Poirier në “UFC 264” në të cilën pësoi humbje./IndeksOnline/