Neymar duket i gatshëm të largohet nga Al Hilal në vitin 2025, qoftë në janar apo kur kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2025.

Kryetari i Santos, Marcelo Teixeira i ka ofruar atij mundësinë për t’u ribashkuar me klubin e tij të fëmijërisë vitin e ardhshëm, pasi ai tha për CNN: “Ne nuk kemi vendosur ende për garat e 2025. Nuk mund të bëjmë supozime hipotetike”.

“Nëse ai anulon kontratën, nëse lirohet, ne kemi një lidhje me familjen dhe sportistin. Ne monitorojmë, ndjekim dhe kemi një projekt konkret që e kemi diskutuar disa herë. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.

“Kjo nuk është koha që Santos të nxitojë për ndonjë gjë. Nevoja është të jemi në Serie A deri në vitin 2025”.

“Më pas, gjithçka ndryshon në bazë të të ardhurave dhe prioriteteve, dhe projekteve në vazhdim. Sot, krijimi i çdo shprese në këtë kuptim ndikon në Santos dhe futbolli brazilian duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi më tej Teixeira.