Zyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Tërhiqet Kosova, ndërpritet ndeshja

Vojvoda

Lojtarët e Kosovës janë larguar nga fusha në stadiumin në Bukuresht.

Ka pasur thirrje anti-Kosovë, përkatësisht “Serbia, Serbia” dhe lojtarët janë larguar në drejtim të zhveshtores.

Tifozët Rumunë bëjnë thirrje raciste, ndërpritet ndeshja

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste.

Nderprerja

Rrahmani zemër dragoi

Pas përfundimit të një aksioni pati një konflikt me sulmuesin rumun

Edhe Vojvoda nuk shënon

80′ Mërgim Vojvoda u tregua shumë egoist, duke synuar të shënojë golin e epërsisë, por që portieri i Rumanisë ishte në vend.

Zëvendësim i papritshëm

70′ Vedat Muriqi largohet futet Albion Rrahmani

Muslija lëshon një mundësi të mirë shënimi

67′ Florent Muslija kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ishte e plogësht.

Muslija nuk e shfrytëzon harkimin e Zhegrovës

47′ Florent Muslija nuk arrin ta konkretizojë me gol harkimin brilant të Edon Zhegrovës.

Starton pjesa e dytë

45′ Ka filluar pjesa e dytë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Me topin luajnë Dardanët.

Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Dardanëve: Rumani 0-0 Kosovë

Rast i mirë për Rumaninë

kos

Rumania ka rrezikuar për herë të parë portën e Kosovës.
Ishte nje goditje jashtë 16metërshit e cila goditi transverzalen e portës sonë 

Në minutën e 41-të, Nicolae Stranciu goditi lehtë traversën.

Rast i artë për Kosovën

Kosova

Raste të artë ka lëshuar Kosova në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Pas gabimit të portierit rumun, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi nuk ia dolën të shënojnë.

Ndodhi kjo në minuten e 28-të.

Kosova më e rrezikshme në fillim të ndeshjes, Jashari me “bombë”

Muharrem Jashari

Kosova po shfaqet më e rrezikshme në fillim të ndeshjes me Rumaninë.

Po shquhet Muharrem Jashari në krah. Ai madje bëri një goditje të fuqishme në minutën e 17-të.

Rezultati megjithatë mbetet 0:0.

Fillon ndeshja: Rumani 0-0 Kosovë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.

Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.

Fishkëllima gjatë himnit të Kosovës

Himni

Fishkëllimat nuk po ndalen në stadiumin në Bukuresht gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Tribuna e dënuar e rumunëve nga UEFA me 3 mijë ulëse

Tribuna ku vendosen zakonisht ultrasit e Rumanisë është e tëra e boshatisur kjo për shkak të dënimit që ata kanë marrë kohë më parë nga UEFA.

“Erdhi koha” – Zhegrova e ‘paralajmëron’ Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë.

Në “Arena Nationala”, Kosova do të përballet me Rumaninë, me synim fitoren e madhe, që do ti jepte shpresa për të dalë në krye të grupit.

Pak para ndeshjes së sotme, Edon Zhegrova, lojtari më në formë i kombëtares dardane e ka publikuar një foto nga dhoma e zhveshjes.

Ai ka shkruar në “InstaStory”: “Erdhi koha”, duke paralajmëruar Rumaninë për spektaklin në fushën e lojës.

Ndeshja nis nga ora 20:45.

Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë

Stadiumi “Arena Nationala” në Bukuresht është gati të pres ndeshjen në mes të Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Statistikat që e trembin Rumaninë para ndeshjes me Kosovën

Statistikat që e trembin Rumaninë para ndeshjes me Kosovën! Zero Fitore.

Ky është titulli me të cilin e ka nisur shkrimin mediumi “Fanatik.ro”, para duelit të pestë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Rumania – Kosova zhvillohet në Bukuresht nga ora 20:45.

Gjyqtar i ndeshjes do të jetë Morten Krogh nga Danimarka. Me gjyqtarë nga Danimarka, ekipet rumune nuk kanë asnjë fitore.

“Misioni i trikolorëve mund të vështirësohet për shkak të gjyqtarit danez Morten Krogh, i njohur për gabimet në ndeshjen FCSB – Sparta Praga. Rumania nuk i ka numrat në të mirë të vet në ndeshjet ku gjyqtar janë danezët”, ka shkruar ndër të tjera mediumi rumun.

Rumania asnjëherë nuk ka fituar asnjëherë në 10 ndeshje me gjyqtarë danezë. Ka pësuar gjashtë disfata dhe ka marrë tri barazime. Nuk e ka asnjë fitore.

Selmani paralajmëron Kosovën: Bëni kujdes nga dy lojtarët e Parmas

Astrit Selmani nuk do të jetë pjesë e Kosovës për duelin ndaj Rumanisë, por futbollisti i Dinamo Bukureshtit ka kërkuar nga bashkëkombësit e tij që të kenë kujdes sidomos nga Dennis Man dhe Valentin Mihaila.

Që të dy janë lojtarë të Parmas në Serie A.

Selmani ka folur të premten për mediumin “Prosport.ro”, edhe për cilësinë e lojtarëve të Kosovës.

Selmani ka shtatë gola e katër asistime në elitën e futbollit rumun.

“Zhegrova është njëri prej lojtarëve më të vlefshëm që e kemi dhe më i rrezikshmi për ju. Ai ka shënuar e asistuar në Ligën e Kampionëve. Por ne kemi edhe lojtarë tjerë në formë për momentin”, ka thënë Selmani për “ProSport”.

“Tifozët e Kosovës po shpresojnë për fitore dhe për ta fituar grupin në Ligën e Kombeve. Kështu që i gjithë shteti është i bashkuar për pikët e plota”.

Qëkur u transferua në Superligën e Rumanisë, Astrit Selmani ka nisur ta njoh më mirë ekipin e drejtuar nga Mircea Lucescu.

Ai beson se rreziku për Kosovën mund të vijë nga Mann dhe Mihaila.

Selmani ka shtuar po ashtu se atmosfera në “Arena Nationala” do të jetë e zjarrtë, pasi do të jenë 50 mijë shikues të pranishëm.

“Rumania ka ekip të mirë, të fortë. Ka lojtarë që po zhvillohen bashkë për kohë të gjatë, por edhe trajner me përvojë. Rumania luan në shtëpi. Do të ketë edhe përkrahje të madhe nga tribunat dhe do të jetë vështirë për ne. Duhet t’u kushtojmë vëmendje dy lojtarëve të Parmas, Dennis Manit dhe Valentin Mihailas. Mendoj se këta janë dy lojtarët më të rrezikshëm”, ka deklaruar Selmani.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.

Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.

Varkosova do t’iu informoj për të gjitha lajmet deri në momentin e startimit të ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj, të gjitha informacionet në kohë reale.