Matjet zyrtare përpara ndeshjes midis Mike Tyson dhe yllit të YouTube, Jake Paul, u ndezën dhe pasi ‘Iron Mike’ goditi rivalin e tij me shuplakë, por janë shfaqur pamjet që zbuluan pse e bëri këtë.

Tyson dhe Paul ishin ballë për ballë kur 58-vjeçari e goditi YouTuber-in, 31 vjet më të ri, për pushtimin e hapësirës së tij personale dhe, sipas ‘Iron Mike’, për shkeljen e tij.

Se Tyson ka pasur të drejtë, këtë e tregon edhe një video e shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet qartë se Paul qëllimisht ka shkelur në këmbën e Mike, pas së cilës ish-kampioni i botës ka reaguar ashpër dhe e ka goditur me shuplakë.

Kërcënimet verbale pasuan dhe një Paul i tërbuar ia tregoi zemërimin e tij turmës duke thirrur “Tyson duhet të vdesë”.

Ju kujtojmë, se meçi në Arlington të Teksasit do të zhvillohet pas mesnatës së sotme, apo më saktë nga ora 02:00 me orën tonë lokale.