Bashkimi i Prizrenit ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Darko Raduloviq.

Bashkimi synon titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, por pësoi shumë humbje në xhirot e fundit. Së fundi pësoi të shtunën nga Peja.

Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Raduloviq drejtoi Bashkimin për katër muaj.