Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e 921 në karrierën e tij të jashtëzakonshme. 

Golin e fundit për skuadrën Al Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Ronaldo 39-vjeçar, e shënoi të enjten mbrëma në udhëtim tek Al Raedi. 

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1:0 në të mirë të Al Nassr. 

Ronaldo realizoi në minutën e 35-t me asistim të Marcelo Brozoviqit. 

Për superyllin portugez ishte goli i 15-të në këtë kampanjë të elitës së futbollit arab. 

Ndeshja i takon xhiros së 18-të.