Barcelona, ​​aktualisht e treta në renditjen e La Ligës me shtatë pikë mbrapa liderit dhe rivalit të përjetshëm, Real Madridit, po kërkon të përforcohet edhe më tej.

Forma e tyre e luhatshme ka bërë që drejtuesit Blaugranas të planifikojnë disa transferime dhe tashmë po shikojnë nga afati kalimtar i kësaj vere.

Sipas gazetës spanjolle Jijantes , Barcelona ka arritur një marrëveshje me Jonathan Tah, qendërmbrojtësi me përvojë nga Bayer Leverkusen.

Deco, drejtori sportiv i klubit katalanas, thuhet se ka udhëtuar në Leverkusen për t’u takuar me Tah dhe agjentin e tij. Takimi i zhvilluar në një restorant thuhet se ka përfunduar pozitivisht, ku të dyja palët janë shprehur të kënaqura për kushtet e dakorduara.

Tah, tani 28 vjeç, ka qenë një shtyllë kryesore për Bayer Leverkusenin që nga viti 2015 dhe luajti një rol kyç në triumfin e tyre për titullin e Bundesligës sezonin e kaluar.

Me 33 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe një gol në 21 paraqitje këtë vit, mbrojtësi do t’i bashkohet Barcelonës si transferim i lirë.

Për Barçën, e cila vazhdon të lundrojë me kujdes sfidat financiare, kjo përfaqëson një lëvizje strategjike për të përforcuar një skuadër tashmë konkurruese dhe për të siguruar qëndrueshmëri më të madhe mbrojtëse për të ardhmen.